Reperi i njohur Shqiptaro-Gjerman dhe DJ Gimi, kanë paralajmëruar këngën e tyre të re.
Ata kanë bërë të ditur se kënga do të lansohet me datën 13.07 (të enjten), në ora 23:59.
‘’Bona’’ quhet, kënga më e re që pritet të publikohet së shpejti dhe të shndërrohet në hit.
Dyshja kanë publikuar një pjesë të shkurtër të projektit të tyre, e cila duket të jetë ritmike e përzier me tinguj tradicional.