Këngëtarët shqiptarë, Poni, Petro Xhori dhe Gold AG, kanë publikuar së fundmi një projekt të ri muzikor.
“Bylbyl” mban titullin kënga që ka bashkuar tre artistët e njohur të skenës muzikore shqiptare.
Ky projekt vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale me paraqitje të mrekullueshme të tyre.
Teksti është shkruar nga Petro, Gold AG dhe Rioo me muzikë po ashtu nga Xhori dhe Alsked Rrenja.
Miksimi u bë nga Xhumil, kurse masterizimi nga Johan Bejerholm.
Videoja ndërkohë duhet theksuar se u realizua nga Magic Pro.
Këngën të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Ponit.