Reagimi i Britney Spears pas publikimit të videos ku u godit në fytyrë nga truproja e yllit të NBA

Mediale Vip

Reagimi i Britney Spears pas publikimit të videos ku u godit në fytyrë nga truproja e yllit të NBA

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 20:19
Britney Spears dhe Victor Wembanyam

Britney Spears ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me videon virale, në të cilën dëgjohej duke bërtitur dhe duke sharë, disa çaste pasi një roje sigurie e goditi jashtë një restoranti në Las Vegas.

“Nuk ndihem sikur jam trajtuar si i barabartë në këtë vend… sigurisht kur e pashë videon vet… njerëzit që u mblodhën rreth meje kur më dëgjuan se më goditën, më bënë të ndihesha sikur kisha rëndësi”, ka shkruar ajo.

Ylli i muzikës pop deklaroi se nuk ka qenë shumë e vetëdijshme në momentin e incidentit dhe se njerëzit kanë mundur ta dëgjojnë vetëm duke sharë dhe se kjo është shumë më mirë se t’ia kishte kthyer goditjen.

Në videon e siguruar nga TMZ, këngëtarja shihet duke iu afruar nga pas yllit të NBA, Victor Wembanyama, të cilin përpiqet ta prekë në shpinë për t’ia tërhequr vëmendjen.

“Më falni, zotëri” – është dëgjuar t’i ketë thënë lojtarit të San Antonio Spurs disa sekonda përpara se truproja e tij, Damian Smith, ta godasë në fytyrë duke ia rrëzuar syzet e diellit.

Këngëtarja vuri në dukje se nuk kishte përjetuar kurrë më parë që një truprojë të sulmonte një fanse.

Spears shkroi se nuk e ka bërë këtë reagim “për ta luajtur viktimën” dhe madje këmbënguli se është “ende një fanse e madhe e lojtarit të NBA”.

41-vjeçarja ka theksuar se ka përjetuar situata traumatike edhe në të kaluarën, mirëpo nuk ishte e përgatitur për atë që ndodhi në mesjavën e kaluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat