Cristiano Ronaldo është duke pushuar me partneren e tij, Georgina Rodrigez, ndërsa në rrjetet sociale nuk kanë munguar fotografitë nga pushimet.
Superylli i futbollit i ka publikuar në profilin e tij në Instagram dy fotografi, në të cilat shfaqet së bashku me bukuroshen në një motoskaf.
Georgina e ka marrë vëmendjen në pozën nga prapa me bikini të zeza, ndërsa edhe në profilin e saj ka shpërndarë fotografi nga pushimet.

Derisa Ronaldo e ka bashkëngjitur hashtagun ‘të dua’ në përshkrimin e fotografisë, bukuroshja ka shkruar: “Dashamirët e plazhit”, ndërsa imazhet kanë marrë miliona pëlqime.
Tifozët e futbollit edhe në këtë situatë e kanë krahasuar me Lionel Messin, pasi super ylli argjentinas ditë më parë kishte pozuar po në motoskaf me gruan e tij, Antonela Roccuzzo.
