Luiz Ejlli vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në showbizin shqiptar e faqet rozë.
Artisti nga Shkodra këtë periudhë është mjaft i angazhuar me mbrëmje e koncerte, por pa lënë anash edhe këngët e reja.
I njëjti së fundmi ishte i ftuar në emisionin “Fiks Fare”, ku gjatë bisedës me moderatorët i është lëshuar edhe një pjesë nga projekti i ri.
“Dhe prapë je ti, Kiara shpirtin ty ta fala dhe më doli fjala”, dëgjohet në sfond teksa këngëtari mbeti i habitur.
“Nuk ka dalë akoma kjo këngë, është kënga e re. Me datë 19 do të kemi xhirimet e klipit dhe sa bën montazhi e këto”, u shpreh 38 vjeçari.
Video e plotë KËTU.
Luizi dhe Kiara theksojmë që filluan lidhjen në Big Brother VIP Albania 2, duke u kthyer tani në një nga çiftet më të pëlqyera nga publiku.
Ata në natën finale të BBVA 2 kurorëzuan edhe dashurinë e tyre me martesë.