Për artistin e mirënjohur shqiptar, Genc Prelvukaj sot (e diel) është një ditë e veçantë.
Prelvukaj po feston ditëlindjen e 42-të dhe në këtë ditë ai ka kujtuar periudhën e vështirë në të cilën ndodhej Prishtina dhe Kosova në përgjithësi.
Genci tha se ka lindur në vitin e demonstratave të 81-tës, në një Prishtinë të shtypurë rëndë.
Tutje ai tha se për vite të tëra u përballën me largimin e dhunshëm të prindër të tij nga puna, varfëri të frikshme, demonstrata dhe luftën.
Më poshtë postimi i plotë i Genc Prelvukaj:
Kam lindur në një ditë si kjo, më 16 korrik, në vitin e demonstratave të 81shit, në Prishtinën e shtypur rëndë.
Tetë vite më pas, shkaku i masave të dhunshme prindërit mi larguan nga puna, ekonomia ra dhe kaluam në varfëri të frikshme. Me pas kisha provuar diferencimin, racizmin, helmimet, demonstratat e luftën. Për 17 vite jetuam nën kushte që na merrnin frymën çdo ditë.
Më pas, kur shpresa ishte rrudhur, në televizion pamë njerëz me armë, burra e gra që kishin zgjedhur vdekjen para nënshtrimit, mbanin në krah stemën më të bukur dhe na kthyen krenarinë sërish. Kjo shënon ditëlindjen time të dytë.
Gëzuar dhe e dua secilin prej jush. Edhe simpatizuesit e Vetëvendosjes që në rast mospajtimi nuk përmbahen e fyejnë, por e di që nuk e kanë me të vërtetë.