Modelja Arbenita Ismajli dhe bashkëshorti i saj, reperi Fero kanë qenë kryefjala e medieve rozë ditëve të fundit.
Reperi nga Gjilani u arrestua pas denoncimit nga gruaja tij Arbenita për përdorim të dhunës dhe çështja e tyre ka përfunduar në gjykatë.
Disa ditë pas sherrit mes tyre, Arbenita reagoi në disa postime në rrjete sociale duke thënë se ajo dhe vajza e çiftit janë mirë dhe se beson në drejtësi.
Nuk mungoi as kundërpërgjigjja e Feros, i cili tha se modelja po viktimizohet duke përdorur vajzën e tyre dhe se me të do të shihen në gjyq.
Ndërkohë, së fundmi modelja ka njoftuar se ka angazhuar avokatin Arianit Koci për të iniciuar të gjitha procedurat e parapara ligjore për rastin.