Para se të bëhej pjesë e “Big Brother VIP 2”, Jori Delli ishte e njohur në shtetin fqinj, Itali, aty ku jetonte dhe punonte si modele. Por pas eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, 27-vjeçarja fitoi edhe zemrat e publikut shqiptar.
Së fundmi, gjiganti mediatik “Mediaset” i ka dedikuar një artikull modeles dhe influencueses, e cila ka lindur në Mestre dhe është rritur në Quarto di Altino, në provincën e Venecias.
Kujtojmë se pas pjesëmarrjes në BB VIP, Jori po jeton mes Torinos dhe Tiranës, si pasojë e projekteve të shumta.
Jori Delli ka një numër shumë të lartë ndjekësish në rrjetet sociale si dhe ka qenë e fejuara e Simone Camolese, djali i Giancarlo-s, ish-trajner i Torinos dhe Livornos. Por asnjëra nga këto nuk është skuadra e preferuar, pasi modelja bën tifo për ngjyrat kuqezi të Milan.
Ndërkohë në gusht të vitit 2019, modelja shqiptare ishte protagoniste në një spot reklamash me dy yjet e futbollit botëror, Cristiano Ronaldo dhe Neymar.
Jori ka pasur edhe bashkëpunime të tjera në botën e sportit me reklama të ndryshme, pasi ajo vetë merret me fitnes dhe gjimnastikë, për këtë mjafton të shohim linjat perfekte të trupit të saj.