Dhurata Dora lanson këngën e re “Pa mu”

Mediale Vip

Dhurata Dora lanson këngën e re “Pa mu”

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 21:05
Dhurata Dora

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka prezantuar ditën e sotme (e mërkurë) projektin e ri muzikor.

Kënga mban titullin “Pa mu”, e cila po ashtu vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artistja e famshme ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në videoklip, duke qenë se gjithnjë i kushton rëndësi të madhe.

Teksti dhe melodia u realizua nga Dora, Tonic dhe Denk me ‘beat’ nga Bannzz dhe DjR Beatz.

Miksimi dhe masterizimi vlen të ceket se u bë nga Manu, gjersa për producimin u kujdes Panda Music.

Videoja i është besuar produksionit RED JIMI.

Kënga duhet theksuar se tani ndodhet në të gjitha platformat muzikore përfshirë, YouTube dhe Spotify.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat