Lumir Abdixhiku ka ndjekur nga afër mbrëmë performancën e Armend Rexhepagiqit në kuadër të Festivalit të Gastronomisë.
Bashkë me bashkëshorten e tij, Albinën, kreu i LDK-së ka lavduar këngëtarin e famshëm, por edhe atmosferën që po ofron kryeqyteti gjatë ditëvë të verës.
Postimi:
Prishtina ishte më ndryshe mbrëmë. Në Festivalin e Gastronomisë performonte mjeshtri i muzikës, Armend Rexhepagiqi.
Kaq mjafton për të qenë një mbrëmje e mirë.
Ka diçka shumë të veçantë në muzikën e tij. Ajo është një kapsulë kohore që nuk dështon kurrë të sjellë kujtime. Dhe kujtime kishim mbrëmë.
Prishtina ishte e gjallë dhe mbushur me gëzim. Siç di të jetë gjithëherë. Këtë gjallëri e këtë gëzim së bashku me Albinën e Përparimin e ndamë me plot miq mbrëmë në Prishtinë.