Fqinji i Harry-t dhe Meghan tregon episodin e pakëndshëm kur shkoi t’u prezantohej

Mediale Vip

Fqinji i Harry-t dhe Meghan tregon episodin e pakëndshëm kur shkoi t’u prezantohej

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 21:10
Foto ilustrim

Rojet e sigurisë së Princit Harry dhe Meghan Markle janë akuzuar se kanë larguar në mënyrë të vrazhdë një fqinj të moshuar pasi ata u vendosën në rezidencën e tyre në Montecito, Kaliforni, në vitin 2020.

Frank McGinity, një veteran 88-vjeçar i marinës amerikane, i cili jeton afër Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it, pohoi se ai iu afrua shtëpisë së tyre menjëherë pasi ata u vendosën, për t’u dhuruar disa filma që ai ka bërë për historinë e zonës.

Ai e kujtoi ngjarjen në një kapitull të kujtimeve të tij, “Get Off Your Street”.

Unë kam një shtëpi të madhe pranë pronës së Harry-t dhe Meghan-it,” tha ai, sipas Montecito Journal përmes Independent.

“Harry dhe Meghan jetojnë në pronën e vjetër të McCormick dhe unë shkova te porta e tyre me filmat në një CD, por ata nuk ishin të interesuar. Djali i sigurisë më largoi dhe nuk donte ta merrte filmin, thjesht duke thënë ‘ata nuk janë të interesuar’. Unë po përpiqesha të prezantohesha si fqinj. Ne nuk i shohim shumë këtu përreth. Është e habitshme që ata erdhën këtu. Banorët këtu janë zakonisht më të moshuar. Është vendi ku elefantët vijnë për të vdekur”.

Pasi u larguan nga mbretëria, Harry dhe Meghan zgjodhën shtëpinë në Montecito për shkak të komunitetit të qetë dhe privatësisë së konsiderueshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat