Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë akomë ndër çiftet më të komentuara nga publiku.
Ata vazhdojnë të marrin vëmendje çdo ditë e të përfliten për secilin veprim të tyre.
Së fundmi artisti shkodran ka ndarë një video në Instagram, ku tregon se së shpejti do të lansojë projektin e ri, që i dedikohet sërish Kiarës.
Bukuroshja ndërkohë ka publikuar këtë postim në rrjete sociale, duke e falënderuar fituesin e Big Brother për çdo gjë që ka bërë për të.
“Faleminderit që më bën të lumtur çdo ditë. I uroj çdo gruaje një Luiz në jetën e tyre”, ka thënë prezantuesja.
“E jotja përgjithmonë Luiz Ejlli”, vazhdoi më tej ylli i “Kepi i Vipave”.
Të njëjtit duhet theksuar se u njohën në edicionin e dytë të Big Brother VIP dhe që nga aty janë bashkë.
Luizi ia dedikoi edhe një këngë Kiarës gjatë kohës sa ishin brenda shtëpisë së famshme.