Këngëtari i njohur, L-Montana, ka publikuar projektin e ri muzikor njëherësh të parin në karrierë.
“Tirana” mban titullin kënga, e cila është kompletuar edhe me videoklip, po ashtu në kryeqytetin e Shqipërisë.
Për klipin vlen të ceket se u kujdes Pro Video Tirana.
Producimi, miksimi dhe masterizimi i këngës u bë nga Don Gima.
Kjo këngë tani është e disponueshme në platformën YouTube dhe besohet se do të pritet mirë nga publiku.
Veç kësaj, L-Montana po pëlqehet mjaft shumë për stilin e tij muzikor dhe mënyrën e të të interpretuarit.