Disa fansa i hodhën një pije këngëtares me famë ndërkombëtare Cardi B, duke e bërë pis ndërsa ajo ishte në skenë duke performuar.
Sigurisht kjo nuk i ka pëlqyer aspak artistes e cila reagoi duke i gjuajtur me mikrofon.
Incidenti i dhunshëm ndodhi në Drai’s Beach Club në Las Vegas.
Cardi B throws her microphone at an audience member who threw a drink at her 👀 pic.twitter.com/fKmFLFGzKw
— Daily Loud (@DailyLoud) July 30, 2023
Nuk është hera e parë që Cardi B reagon ashpër ndaj fansave që e teprojnë. Artistja është e njohur për polemikat në botën e show biz-it.