Këngëtari i dashur për publikun, Erik Lloshi, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “E Diell”, ku u bë pjesë e rubrikës “Dielli apo Hëna”.
Madje ai u bë pjesë e lojës me fotografi, ku në mënyrë krejt rastësore do të merrte 5 imazhe të ndryshe që përfshijnë dy personazhe të njohur të ekranit, një vend, send dhe një emoji.
Erikut i ranë Don Xhoni, burg, thikë, Noizy dhe emoji i sikletit.
“Noizy me Don Xhonin kanë pasur një konflikt, ku secili prej tyre ka frikë. E njëri nga këta mori një thikë, e është e pavërtetuar se kush është futur në burg. Ka ndodhur një vrasje që akoma është zbuluar”, ishte historia e parë që këngëtari krijoi.
Më pas Lloshi tha historinë tjetër:
“Noizy me doN Xhonin kanë një konflikt, ku me anë të frikës ka tentuar të përdorë thikën, dhe rrezikojnë të futen në burg të dy”.