Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, po vazhdon të jetë shumë aktive gjatë verës me projekte muzikore e koncerte të shumta.
Pavarësisht orarit të ngjeshur të punës, 29-vjeçarja po gjen kohë edhe për pushime.
Ajo ka publikuar së fundmi disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku ka pozuar me bikini gjatë disa ditëve të pushimit në Francë.

Ava Max bashkë me familjarët e saj kanë zgjedhur Kanën si destinacion për të shijuar pushimet e verës.
Artistja me origjinë nga Shqipëria mund të shihet duke pozuar me bikini të kuqe me lule, teksa vë në pah linjat e tonifikuara të trupit.

Ava Max përndryshe është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të fundit, “Diamonds & Dancefloors”, të cilin e nxori në shitje këtë vit.Shqiptarja është bërë gjithashtu pjesë e filmit “Barbie”, duke kënduar një prej temave muzikore të filmit, të titulluar “Choose Your Fighter”.