Marina dhe Luana Vjollcën prej një jetë tashmë i kemi parë në television. Dikur bashkë, sot secila me emisionin e saj.
Motrat Vjollca nuk lënë moment pa e treguar sa të lidhura janë me njëra tjetrën, duke ndarë shpesh edhe postime funny në rrjetet e tyre sociale.
Së fundmi ka qenë Marina ajo që ka publikuar një bisedë nga një grup i familjes në WhatsApp, ku padashje ka zbuluar portretin e bijës së saj dhe Getit, Marget.

Deri më sot, ndonëse e ka publikuar vajzën në rrjetet sociale, portretin e ka mbajtur sekret. Por, ja një pakujdesi e vogël bëri që të gjithë ne të shohim si duket Marget e vogël.