Erykah Badu ka akuzuar Beyonce-n se i ka vjedhur stilin e veshjes në turneun e saj aktual botëror “Renaissance”.
Krijuesja e hitit “Window Seat”, ndau në rrjetet e saj sociale ngjashmërnë midis stilit të saj dhe atij të Beyonce-s.
“Hmmm” shkruan Badu në rrjetet sociale duke na treguar ngjashmërinë mes saj dhe divës së popit.

Badu mori vëmendje për herë të parë për stilin në fund të viteve ’90 për përshtatjet e saj si kameleon të veshjeve tradicionale afrikane.