Pushimi në Jug të Shqipërisë duket se po e mbush energji këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipa.
Përmes disa fotografive ajo po mban të informuar ndjekësit për çdo lëvizje.
Minuta më parë publikoi fotografi dhe një video të shkurtër duke vënë në pah bukurinë e saj si dhe të vendit ku po kalon pushimet.

E veshur me një fustan të shkurtër e një pjesë të ngjitur në këmbën e majtë ajo dukej si mos më mirë.
‘Gjithçka që bëj është plazh’, shkroi në mbishkrimin e postimit i cili mori shumë komente pozitive.