Në qoftë se ndiqni në Instagram Alketa Vejsiun, me siguri mund t’ju ndodhë që të humbisni herë pas h 7ere busullën e orientimit, pasi moderatorja e njohur shfaqet nga një destinacion në tjetrin.
Pushimet ekzotike në Afrikë, i lënë vend shtegtimit në Toscana-n e bukur, qiellit gri të Edinburgh-ut apo aventurave të pazakonta nëpë trenat e Zvicrës.
Moderatorja e njohur është përballur me një situatë të pazakontë, e cila është për të qeshur dhe për të qarë në të njëjtën kohë. E keni dëgjuar shprehjen " I përpiktë sa një orë zvicerane"? Mesa duket është vërtetë kështu dhe Alketa e provoi këtë gjë në kurrizin e saj. Një pakujdesi, nga ato të voglat faaaaaare, si p.sh të harrosh pasaportën në çantën e gocës, i dha Alketës për pak kohë statusin "emigrante e paligjshme".
Kjo u bë e ditur nga vetë ajo në një postim të bërë sot në “Instagram”, ku tregon për këtë ndodhi që zor se do ta harrojë ndonjëherë. Alketa ka treguar se iu desh 1 orë bisedime me policët që t’i bindte se nuk ishte ilegale. Në fund ata i dhanë një leje qëndrimi të përkohshme sepse është vajzë e mirë që nuk e ka thyer ligjin ndonjëherë.