Afërdita Dreshaj është nga ato mamatë e njohura që ndajnë momemte me fëmijët e tyre në Instagram. Jo pak herë modelja ka publikuar imazhe të djalit të saj Sky-it, siç është edhe ky i fundit.
Me anë të një “Instastory”, ajo ka publikuar një video ku shihet vogëlushi i saj teksa mban në dorë një byzylyk floriri.
Krahas këtij postimi, modelja na ka zbuluar historinë e veçantë që ‘fshihet’ pas këtij aksesori.

Ky byzylyk ka qenë i imi. Babai im e mori për mua kur linda, mami e ruajti dhe ia dha Sky-it… Ai ka diçka nga babai im”, shkruan Afërdita Dreshaj.