Habit Valbona Mema: Ja cfarë më mungon më shumë nga BBV

Mediale Vip

Habit Valbona Mema: Ja cfarë më mungon më shumë nga BBV

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 07:09
Valbona Mema

Valbona Mema ishte një ndër pjesëmarrëset e edicionit të dytë të Big Brother Vip, e cila u dallua për harmoninë e sjellë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për "Pushime On Top", këngëtarja ka treguar se ajo cfarë i mungon më shumë nga BBV është mëngjesi, kur ngrihej për të pirë kafen, duke kënduar.

Pavarësisht se mban marrëdhënie të ngushta me të gjithë ish-konkurrentët, Valbona shprehet se e ka marrë malli për përqafimet e banorëve.

"Më ka marrë malli për gatimet, të cilat banorët i hanin dhe më falenderonin. Më ka marrë malli për gjithcka, për të mirat dhe të këqijat", tregon emocionuar Valbona.

Sa i përket planeve për të ardhmen, artistja ka treguar se dëshiron të bëjë një koncert të madh, në stadium ose në shesh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat