Supermodelja e njohur Gisele Bundchen ka folur për divorcin nga Tom Brady në një intervistë për revistën e njohur “Vogue”. 43-vjeçarja tregoi se si e menaxhoi këtë situatë të vështirë në jetën e saj.
“Ndarjet nuk janë kurrë të lehta, veçanërisht kur media spekulon. U përpoqa të fokusohem te fëmijët , shëndeti, projektet por edhe ëndrrat e mia.”, tha ajo.
Në intervistë Gisele tregoi edhe se si kujdeset për veten që të jetë plotësisht e shëndetshme. Ajo tha se vendosi shëndetin e saj në plan të parë që të jepte shembull për të tjerët në industrinë e modelingut.
Gisele dhe Tom kanë qënë të martuar për 13 vite kanë dy fëmijë së bashku.