Naomi, Gisele dhe Adriana bashkëpunojnë sërish me Victoria’s Secret

Mediale Vip

Naomi, Gisele dhe Adriana bashkëpunojnë sërish me Victoria’s Secret

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 08:01
Modelet

Supermodelet e njohura, Naomi Campbell, Gisele Bundchen dhe Adriana Lima, janë fytyrat e fushatës së re të Victoria’s Secret.

Gjegjësisht, marka e njohur e modës vendosi të rikthejë disa nga modelet e saj më të famshme për koleksionin e ri, “The Icon by Victoria’s Secret”, ku përfshihej bashkëpunimi me tri bukuroshet e popullarizuara. Gjithashtu, në fushatën e re merr pjesë edhe Candice Swanepoel.

Pjesë e kësaj fushate të realizuar nga fotografi Mikael Jansson janë po ashtu edhe modelet Hailey Bieber, Emily Ratajkowski, Paloma Elsesser, Sui He dhe Adut Akech.

Koleksioni i ri është aktualisht në dispozicion vetëm për anëtaret më besnike të brendit dhe do të jetë i disponueshëm për klientet e tjera nga sot (e enjte).

Koleksioni përfshin madhësi që varirojnë nga 32A-44DDD dhe XS-XXL në nuanca neutrale, si dhe nuanca argëtuese si roza dhe e gjelbër e errët. Megjithatë, videoja e fushatës është realizuar bardh e zi.

Campbell, Bundchen dhe Lima treguan edhe një herë sesi duken trupat e tyre pas shumë vitesh pushime nga sfilatat e modës.

Naomi dhe Gisele nuk kanë punuar për Victoria’s Secret që nga viti 2005, kurse Adriana u largua zyrtarisht nga marka e modës në vitin 2018, por së fundmi njoftoi një bashkëpunim me këtë brend, ku reklamoi një parfum të ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat