Artistja e rritur në Turqi, Almeda Abazi, momentalisht ndodhet për pushime në jug të Shqipërisë.
Modelja, aktorja dhe prezantuesja e njohur po shijon disa ditë të mira në Dhërmi së bashku me partnerin e saj, aktorin turk, Tolgahan Sayisman dhe dy fëmijët e tyre.
Ajo duket se po kalon një periudhë të mrekullueshme, ndërkohë që ka shpërndarë disa pamje të këtij udhëtimi në rrjete sociale.

E njëjta shfaqet në mes të detit duke u argëtuar nën ujë, gjersa ka bërë një vlerësim për bregdetet shqiptare.
“Shqipëria ime e bukur”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Përkundër se është rritur në shtetin turk, Almeda është mjaft e lidhur me Shqipërinë, ngase edhe ka prejardhjen.
Ajo vjen shpesh për vizitë, ndonëse e ka mësuar edhe partnerin e saj turk të flasë shqip.
