Ditë para vdekjes tragjike, sensacioni i muzikës Sinead O’Connor përflitet se ishte në diskutime për të realizuar një film biografik të frymëzuar nga jeta e saj.
Sipas mediave të huaja, artistja ikonë madje kishte menduar edhe aktorët që do të luanin në film. Këngëtraja preferonte që Demi More and Niamh Algar të ishin pjesë e filmit.
“Sinead kishte disa ide se si do të dukej jeta e saj e shfaqur në ekran”- thotë një burim për gzetën britanike The Sun.
Sipas mediave të huaja, kompania e menaxhimit të Sinéad kishte planifikuar një album dhe turne, si dhe filmin biografik. Më shumë se 3,000 njerëz u mblodhën në qytetin e saj të lindjes për t’i dhënë lamtumirën këngëtares, e cila ndërroi jetë në Londër muajin e kaluar.
Artistja u bë e njohur falë hitit “Nothing Compares 2 U”, një interpretim drithërues me sukses të jashtëzakonshëm, që kryesoi listat këngëve më të mira, nga Evropa në Australi.