Rina Balaj është duke korrur sukses konsistent me projektet dhe këngët e saj, të cilat janë kthyer në hitet më të preferuara të publikut.
Në një nga postimet e saj në Instagram, këngëtarja na bëri të gjithë të dyshojmë se do të bashkohet në një eksperiencë të re, atë të “Big Brother VIP Kosova”
Ka qenë Liberta Spahiu, pjesë e produksionit të BBVK, ajo e cila ka përmendur emrin e Rinës, si një nga konkurrentet e edicionit të rradhës.
Ndërkohë që kjo e fundit i ka bërë ‘repost’ në story.
”Big brother ?”- pyet Rina ndjekësit e saj, duke mos mohuar e as pohuar asgjë.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/August/22/auto_-640-0-64e3a387aed981692683226.jpeg)