Modelja shqiptare Lorena Haliti, është shtatzënë për herë të dytë.
Lajmin e bëri të ditur bashkëshorti i saj me anë të dy imazheve të ëmbla në ashensor, ku ka vënë në pah barkun e rrumbullakosur të Lorenes.
“x2”, ka shkruar krahas imazhit.
Kujtojmë që çifti u bën prindër për herë të parë në tetor të 2022, ku erdhi në jetë djali të cilin e pagëzuan me emrin Andreas.