Aktorja hollivudiane rrëfeu pse nuk deshi kurrë fëmijë

Mediale Vip

Aktorja hollivudiane rrëfeu pse nuk deshi kurrë fëmijë

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 12:40
Patricia Clarkson

Një nga fytyrat e preferuara të Hollywoodit, e adhuruar nga kolegët dhe publiku, u bë sensacion në internet pasi shpjegoi pse vendosi të mos kishte fëmijë.

Patricia Clarkson ishte e ftuar në podcastin Table for Two, ku foli për arsyen pse nuk donte të kishte fëmijë.

“Shiko, unë kam motra që kanë fëmijë të bukur, ndërsa tani edhe fëmijët e tyre kanë fëmijë të bukur. Më pëlqen të jem teze, teze, e dua më shumë se aktrimin, që është e çuditshme. Por, më lejoni t’ju them diçka, fëmijët e bukur nuk duhet ta përcaktojnë çdo grua”, është shprehur Patricia.

Aktorja kujtoi këshillat që i kishte dhënë nëna kur ishte e re: “Nëna ime më tha: ‘Pati, nuk dua që të zgjohesh në moshën 50 vjeçare dhe të mos jesh e lumtur’. U zgjova në të pesëdhjetat me taka dhe tanga. Kam pasur një jetë të mrekullueshme, seksi”.

Tutje ka shtuar se gjithmonë ka dashur të jetë një motër, vajzë, shoqe e mirë: “Kështu doja në jetë, sepse nuk doja ta përjetoja dështimin”.

Patricia Clarkson u bë e famshme botërisht me filmat “High Art”, “The Green Mile”, “Far From Heaven” e “Dogville”. Ajo është e njohur për audiencën e re me komedinë shumë të suksesshme me Emma Stone, “Easy A” dhe serialin hit të HBO me Amy Adams, “Sharp Objects”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat