Blake Lively mbushi 36 vjeç më 25 gusht. Aktorja e njohur,është e martuar me Ryan Reynolds që nga viti 2012 dhe bashkë kanë katër fëmijë.
Ndonëse çifti e mban private jetën e tyre personale dhe familjare, ata shpesh përdorin rrjetet sociale për të bërë shaka dhe për të ngacmuar njëri-tjetrin, pasi të dy njihen për sjelljet e tyre lozonjare.
Por këtë herë, Reynolds ka dashur ta nderojë dhe shprehë dashurinë e tij në një postim të përzemërt për ditëlindjen e gruas së tij.
“E vetmja gjë që është e imja në mënyrë të pakthyeshme në botë është dashuria, vlerësimi dhe nderimi që ndjej për këtë person. Gëzuar ditëlindjen, Blake Lively. Ti je më e mira”, ka shkruar ai në postimin, ndërsa ka ndarë edhe disa foto të tyre së bashku.