Beyonce dukej më mirë se kurrë teksa doli në skenë në Las Vegas, shfaqja e fundit në turneun e saj botëror “Renaissance”.
Sensacioni 41-vjeçar i muzikës – që së fundmi ndau foto nga Phoenix, Arizona – verboi me një paraqitje të tejdukshme përgjatë trupit dhe kofshëve.
Vendasja nga Teksasi e ka kompletuar dukjen me një pallto të bardhë me pupla.
Ylli i modës në një tjetër dukje u shfaq me një kostum shkëlqyes ngjyrë gri dhe një palë syze të mëdha dielli.
Performanca e Vegasit pason ndalesën e saj në Arizona, nga e cila ndau pamjet në Instagram këtë fundjavë.
Ajo hodhi disa postime në platformën e saj, ku mahniti plot 316 milionë ndjekës.