Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka hedhur hapin e radhës në lidhjen e saj me Romain Gavras, pasi e prezantoi atë me prindërit e saj për herë të parë në Ibiza.
Këngëtarja dhe i dashuri i saj kanë shijuar një darkë në restorant ku iu bashkuan nëna e saj, Anesa dhe babai Dukagjini.
Dua ka një marrëdhënie të ngushtë me prindërit e saj dhe shpesh poston foto me ta në rrjetet sociale.
Dua ka nisur lidhjen e re këtë vit, por kujtojmë se Romain vite më parë ka qenë i dashuri i artistes tjetër të famshme, Rita Ora.