Donald dhe Romeo Veshaj janë vëllezërit më të njohur në vendin tonë. Prej kohësh, aktorët e humorit janë kthyer kryefjala e mediave rozë. Mjafton një postim në rrjetet e tyre sociale dhe ata menjëherë kanë gjithë vëmendjen e fansave.
E kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme.
Romeo ka publikuar një fotografi në “Instastory” ku shfaqet një tortë dhe numri 28. Në këtë mënyrë, ai ka zbuluar se binjakët kanë ditëlindjen dhe mbushin 28 vjeç.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/September/01/auto_w21693552324.png)
Gjithashtu urimet për vëllezërit Veshaj kanë nisur që pas mesnate.
Ndërkohë fansat janë kuriozë të dinë nëse do të ketë ndonjë festë me rastin e ditës së tyre të veçantë.
Kujtojmë se Donald dhe Romeo nuk kanë bërë as pushime verore, pasi janë duke u marrë me realizimin e filmit të tyre të parë.