Këngëtarja e njohur, Zanfina Ismaili, ka bërë një dedikim prekës me rastin e ditëlindjes së nënës së saj të ndjerë.
Ajo është shprehur se po i mungon aq shumë sa s’mund ta përshkruaj.
“Urime ditëlindja mamush, edhe sot si 7 vitet e kalume s’jena bashkë. Më mungon aq sa asnjë fjalë se përshkruan ato që shpirtit i mungon”, është shprehur Zanfina.

Kujtojmë se më parë, Zanfina kishte dedikuar edhe këngë për nënën e saj.