Këngëtarja me famë botërore Rihanna është duke kaluar një periudhë të vështirë në jetën e saj.
Ditëve të fundit ajo humbi një person shumë të dashur për të.
Kusherira e saj, Tanella Alleyne ka vdekur në moshën 26-vjeçare gjashtë vjet pasi vëllai i saj Tavon u qëllua për vdekje, e poashtu ajo humbi edhe motrën e saj binjake kur ishte 14-vjeçare, shkruan Dailymail.

Rihanna, e cila lindi fëmijën e saj të dytë, raportohet se u pa e pushtuar nga emocionet dhe po ashtu u pa duke fshirë lotët poshtë syzeve të dielli”.
Funerali i të ndjerës, u përcoll me baladën “Lift Me Up” e kënduar nga Rihana.