Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey Bieber u fotografuan duke bërë një shëtitje me varkë në Hamptons.
Ata kishin të vendosura kapela sportive, Hailey kishte të veshur një bluzë të kaltër pa mëngë dhe pantallona të ngjashme, ndërsa burri i saj kishte veshur një xhup dhe pantallona të shkurtra, shkruan Dailymail.
Këto fotografi u shkrepën një javë pasi Hailey Biber u kritikua nga fansat në fillim të kësaj jave për një gabim të dukshëm në një postim në Instagram që promovonte linjën e saj të kujdesit të lëkurës.
Ndryshe, çifti edhe pak ditë shënon përvjetorin e pestë të martesës së tyre.