Dy ditë më parë ju treguam se si Majk dhe ish-partnerja e tij Majlinda Zeka u bënë bashkë në ditën e parë të shkollës së djalit të tyre.
Roan ka ardhur në jetë nga marrëdhënia e artistit me Majlindën.
Raporti i tyre pasi u bënë prindër ka qenë me ulje-ngritje, me dyshen që janë përplasur dhe kanë akuzuar njëri-tjetrin publikisht.
Gjithsesi, kur vjen puna te djali i tyre ata lënë pas gjithçka dhe i gjenden pranë siç duhet të bëjë çdo prind.
Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon një video e çiftit me djalin e tyre nga ajo ditë. Ata shihen të tre së bashku shumë të lumtur dhe në harmoni.