Këngëtarja e njohur kolumbiane Shakira një vit më parë i dha fund lidhjes së saj 12-vjeçare me Gerard Pique, pasi ky i fundit e tradhtoi me partneren e tij aktuale, Clara Chia.
Ndarja nga futbollisti bëri që këngëtarja ti rikthehej muzikës me këngë përmes së cilave ajo shprehte ndjenjat e saj, ndërsa më pas ato u shndërruan në hite.
Megjithëse prej në rrjet po qarkullojnë fjalë se ajo ka nisur një romancë me yllin e F1, Lewis Hamilton, mirëpo së fundmi Shakira ka zbuluar se kush është dashuria e jetës së saj.
Në ditën e lindjes së babit të saj, William Mebarak, 46-vjeçarja ka gjetur fjalët më të ‘ëmbla’ për ta uruar të atin në ditën e tij më të veçantë, duke e cilësuar atë si dashurinë e jetës së saj.
“Gëzuar ditëlindjen mikun im më i mirë dhe dashuria e jetës sime”, ka shkruar kolumbianja në llogarinë e saj të Instagram krahas një fotoje bardh e zi se bashku me babain.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/September/08/auto_f-11694179291.png)
Kujtojmë që artistja ka treguar gjithmonë se familja e saj është gjëja më e rëndësishme duke përfshirë edhe babain e saj, të cilin e konsideron njeriun më të rëndëshishëm në jetë.