Përveçse pëlqehet për muzikën, Rina Balaj tërheq vëmendjen e fansave përmes imazheve që i shpërndan në rrjetet sociale.
Në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 377 mijë ndjekës, këngëtarja ka publikuar disa fotografi, në të cilat pozuar me bikini të zeza.
Në imazhet e shpërndara, ajo shfaqet e shtrirë në ujë, ndërsa në plan të parë është pjesa e pasme e fizikut të saj.

“Të luajmë sirenash”, është përshkrimi që u ka vënë fotografive.
Ndryshe, “Dirty Move” është ndër realizimet e fundit muzikore të Rinës që ka ardhur si bashkëpunim me Capital T dhe EAZ, ndërsa numëron mbi 2.3 milionë shikime në YouTube.
