Aktori i njohur bëhet baba, vjen në jetë vajza

Mediale Vip

Aktori i njohur bëhet baba, vjen në jetë vajza

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 08:39
Liev Schreiber

Aktori i njohur amerikan, Liev Schreiber dhe e dashura e tij, Taylor Neisen, kanë mirëpritur një vajzë. 

“Jemi shumë të lumtur që Hazel Bee është këtu”, shkroi aktori në Instagram, transmeton Indeksonline.

“Ajo ka lindur herët në mëngjesin e 27 gushtit. Jeta ka qenë një ëndërr që atëherë.”

Ylli 55-vjeçar, i njohur me rolin si Otto Frank në një serial të Disney+ për jetën e Anne Frank, shton se gruaja dhe vajza janë të dyja mirë. Schreiber dhe Neisen janë bashkë që nga viti 2017.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat