Me hyrjen e Haris duket që shumë gjëra kanë ndryshuar. Ai ka shprehur pëlqimin e tij për Amadean dhe kjo gjë duket që e ka mërzitur Aleksandros.
Marrëdhënia e Amadeas dhe Aleksandros nuk po shkon mirë. Ai kalon më shumë kohë më Salion dhe Iris dhe kjo gjë e mërzit Amadean.
E gjithë situata e krijuar nga Aleksandros vjen prej afrimitetit të Amadeas me Haris.
Ata ulen dhe diskutojnë pakënaqësitë që kanë me njëri-tjetrin. Shqetësimi që ka Amadea kundrejt Aleksandros është që ai nuk po i jep asaj vëmendjen e duhur që ta bëjë për vete.