Duket se po afrohemi drejt nisjes së programit të kërcimit 'Dancing With the Stars Albania', ndërkohë që cdo ditë po zbulojmë edhe kastin e shumëpritur të konkurrentëve.
Teksa nëpërmjet postimeve të Instagram janë konfirmuar dy prej tyre, përkatësisht moderatorja Enxhi Nasufi dhe deputeti i PD-së Saimir Korreshi, ditën e sotme është zbuluar edhe garuesja e tretë.
Bëhet fjalë pikërisht për Atalanta Kërcykun. Atalanta është një prej ish-konkurrentëve të She's on Top, Miss ëorld Albania por e kemi parë edhe si moderatore.
Modelja do të kërcejë krah Luixhinos, i cili mban kurorën e vendit të parë të sezonit të kaluar.