Jeezy dhe Jeannie Mai Jenkins kanë vendosur të divorcohen.
Sipas dokumenteve të siguruara nga People, ishte reperi 45 vjeç ai që bëri kërkesë për divorc nga ylli i “The Real”, 44 vjeç.
Çifti ishin të martuar për dy vjet e gjysmë dhe kishin një kontratë paramartesore.
Deklarata e Jeezy thotë se ish-çifti “aktualisht po jeton në një gjendje ndarjeje të mirëfilltë” dhe se martesa e tyre është “e shaktërruar në mënyrë të pakthyeshme” pa “asnjë shpresë për pajtim”.
Në dokument thuhet gjithashtu se reperi dëshiron të ndajë kujdestarinë e përbashkët ligjore të vajzës së çiftit.
Jenkins dhe Jeezy u martuan në mars 2021 në shtëpinë e tyre në Atlanta dhe mirëpritën vajzën Monaco në janar 2022.
Dyshja festuan dyvjetorin e tyre në mars me një udhëtim të papritur në Vietnam që Jenkins organizoi për bashkëshortin e saj si një “aventurë të shumëpritur”.
“Kur Jeezy dhe unë u takuam, ne u lidhëm për ngjashmëritë dhe dallimet e kulturave tona”, tha ajo në atë kohë.
“Tani që kemi një vajzë, duke përzier botët tona, i jep edhe më shumë kuptim të eksplorojmë Vietnamin së bashku si një familje multikulturore”, shtoi ylli.
Jeezy fillimisht kishte planifikuar t’i propozonte në Hoi An, Vietnam në prill 2020, por u detyrua të ndryshonte planet e tij pasi COVId-19 anuloi udhëtimin.
Çifti u takua për herë të parë në xhirimet e emisionit të folur të Jenkins, “The Real”, dhe filluan të takoheshin në heshtje në nëntor 2018. Ata përfundimisht e bënë publike romancën e tyre në gusht 2019.