Këngëtarja shumë e dëgjuar, Dafina Zeqiri, këtë verë ishte tejet e angazhuar, e gjithashtu shumë e suksesshme.
Këtë ajo e dëshmoi duke publikuar shumë këngë vetëm gjatë verës, e kështu duke korrur sukses të madh.
Bukuroshja me zë të veçantë, mbrëmë, (e hënë), publikoi një fotografi të pazakontë në InstaStory.

Ajo shihet duke u mjekuar me një inhalator për thithje ilaçi, duke shkruar “Kthehemi në realitet” si përshkrim të fotografisë.
Dafina pati angazhim të madh këtë sezonë gjithashtu edhe me koncerte e shumë mbrëmje muzikore, pasi solli shumë hite.
Projekti i fundit i saj është bashkëpunimi me Brunon dhe Klajdi Harunin, i titulluar “Xhane Xhane” i cili tashmë ka më shumë se një milionë klikime në vetëm tre ditë.