Beniada komenton lidhjen e Jorit me reperin italian: Mos e shikoni nga tatuazhet

Mediale Vip

Beniada komenton lidhjen e Jorit me reperin italian: Mos e shikoni nga tatuazhet

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 20:58
Beniada- Jori

Bukuroshja e edicionit të parë të ‘Big Brother VIP Albania’, Beniada Nishani, ka folur për çiftin Jori Delli dhe Fred De Palma.

E ftuar në Wake Up të Top Channel, ajo është shprehur se krijojnë një çift shumë të bukur dhe shkojnë shumë bashkë.

Ndoshta pamja e reperit apo dhe tatuazhet e bëjnë të duke më të egër apo të fortë, por sipas Beniadës, ai ka një zemër shumë të mirë.

Image
Jori

Beniada: Unë mendoj se janë një çift shumë i bukur, shkojnë shumë bashkë. Fred De Palma është një nga artistët më të mirë italian dhe mos e shikoni nga pamja, nga tatuazhet!

Blendi Salaj: Po nga ta shohim?

Beniada: Nga zemra, ndonjëherë pamja të gënjen. Tatuazhet e bëjnë të duket pak më të fortë, por ka një zemër të mirë dhe bashkë janë një super çift.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat