Së fundmi në rrjet ka qarkulluar lajmi se Olta Gixhari do të plotësojë katërshen e jurisë së “Dancing With the Stars” në edicionin e tyre të dytë.
Teksa ende asgjë nuk është e konfirmuar, ndjekësit vazhdimisht ja drejtojnë këtë pyetje aktores.
Në një bisedë me ‘followers’-at e saj në Instagram, Olta ka publikuar një prej pyetjeve lidhur me formatin, duke dhënë një përgjigjje që as nuk e konfirmon, e as nuk e mohon.

“Mos u merrni me thashetheme”- shkruan ajo, duke lënë vend për dyshim.