Është bërë e ditur se të shtunën (6 tetor) do të nisë spektakli më i madh i kërcimit, “Dancing With the Stars Albania”.
Përveç konkurrentëve së fundmi u mësua se kush do të jetë edhe moderatore e këtij edicioni.
Në një promo të këtij programi u njoftua se Bora Zemani do të jetë sërish prezantuese në DWTS.
Ndërkohë, këtë vit pjesëmarrës janë: Filloreta Raçi – Fifi, Irgen Cela, Xhuli Nura, Ronaldo Sharka, Ina Kollçaku, Eni Shehu, Armaldo Kllogjeri, Sara Karaj, Enxhi Nasufi etj.
Nga ana tjetër, në juri janë: Ilir Shaqiri, Lori Bala, Valbona Selimllari dhe Olta Gixhari.
Në edicionin e kaluar të këtij emisioni fitoi partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, e cila si partner kishte Luixhino Halën.
Edhe në këtë spektakël premtohet magji, përplot emocione dhe super adrenalinë.