"Dua të arrij qetësinë e munguar. Shpresoj shumë që fati dhe rruga të më takojë me dikë që të ma sjellë këtë qetësi." - ka shprehur dikur Eneda për Revistën Class.
Së fundmi, Eneda Tarifa dhe Gent Lasku kanë folur për herë të parë për historinë e tyre të dashurisë.
Pas fotos së postuar npushimet në Santorini, çifti bëri publike marrëdhënien e tyre. Në një intervistë për “Aldo Morning Show”, Eneda dhe Genti ndanë disa detaje të historisë së dashurisë.
Ata kanë treguar që kjo është një dashuri e lindur nga një miqësi
"Kemi disa kohë bashkë, konsiderueshëm për të kuptuar që është një lidhje e bukur dhe serioze"- u shpreh Eneda.
Sipas Gentit dhe Enedës, marrëdhënia e tyre funksionon sepse në thelb qëndron gjithnjë dëshira për ta bërë diçka të funksionojë.
Për të dy vështirësia ka qenë edhe nga presioni mediatik, lajmet e ndryshme që kanë qarkulluar duke aluduar për gjëra të paqena, ndaj çifti ka një përgjigje për të thënë të vërtetën e vet.
Eneda ka shprehur:
"Na kanë kryqëzuar, ne ishin thjesht dy njerëz të vetmuar...Që ishim ndarë me kohë, kjo është e vërteta e pastër (shton Genti)."
Kjo është ajo që ka rëndësi. Por edhe sikur të jetë ashtu, merruni more njerëz me gjërat tuaja. Është kaq e shkurtër jeta, kaq e thjeshtë nga një anë po aq sa edhe e vështirë." -ka përfunduar Eneda.
Drejt fundit të intervistës, Eneda ndau edhe një mesazh të thjeshtë, por domethënës referuar lumturisë:
"Ai mesazhi që unë dua të përcjell sot, është mos e vrisni mendjen për asgjë, bëni jetën tuaj, rëndësi ka…të jesh i lumtur se po e menduam ne lumturinë, atë mund ta transmetojmë dhe t’iu japim zemër edhe njerëzve të tjerë që akoma nuk i kanë bërë veprimet e tyre."