Paris Hilton ka ecur krah për krah me yjet më të mëdhenj të modës në sfilatën ‘Mugler’, por për shkak të ecjes së saj është tallur në rrjete sociale.
Momenti i madh për Paris Hilton u la në hije nga reagimet në internet pasi videoja e ecjes së saj u përhap në të gjitha platformat dhe disa komente e krahasuan me atë të një pule.
British Vogue postoi një video nga shfaqja në Instagram të martën, me Hilton të veshur me një fustan të zi të shkurtër.
Pamja e saj, e kombinuar me një palë këpucë me taka të lakuara, mund të ketë qenë arsyeja e mënyrës së ecjes, gjë që i shtyu përdoruesit e internetit të bënin shaka me të.
Në Tëitter, ata më së shumti frymëzoheshin nga batutat dhe një nga postimet në Twitter shkruante: “Kështu eci kur vesh taka një herë në vit”.