Ndryshimi drastik i Fatmir Spahiut në dukje

Mediale Vip

Ndryshimi drastik i Fatmir Spahiut në dukje

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 16:41
Fatmir Spahiu

Ai nuk ka dyshim se është njëri prej aktorëve shqiptarë më të pëlqyer.

Bëhet fjalë për artistin nga Gjilani, Fatmir Spahiu, i cili vazhdon të jetë një personazh mjaft i komentuar në rrjete sociale.

I njëjti kësaj radhe ka marrë vëmendje të madhe me transformimin që ka bërë në dukje.

Image
Fatmir Spahiu

Me anë të disa fotografive që ka publikuar në Facebook e Instagram, vihet re se ka bërë një ndryshim të jashtëzakonshëm.

Ylli i “Kafeneja Jonë” duket të ketë humbur shumë kilogramë, ndonëse për këtë pjesë nuk ka folur akoma.

Image
Fatmir Spahiu

Pavarësisht kësaj, Spahiu po vazhdon të jetë mjaft i angazhuar edhe me projekte filmike.

Ai shpesh komenton edhe ngjarjet që ndodhin me anë të rrjeteve të tij personale. 

Image
Fatmir Spahiu
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat